kreu i agjencise se okb per refugjatet mohimi i ushqimit ne gaza eshte arme lufte 6822e25ebdd6d

Kreu i agjencisë së OKB për refugjatët: Mohimi i ushqimit në Gaza është armë lufte

May 13, 2025
min lexim

Philippe Lazzarini-n, komisioneri i përgjithshëm të UNRWA-s, agjencisë së OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë ka folur në një intervistë për BBC ku tha se po i mbaronin fjalët “për të përshkruar mjerimin dhe tragjedinë që po prek njerëzit në Gaza. Ata kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj pa asnjë ndihmë”.

“Uria po përhapet, njerëzit janë të rraskapitur, njerëzit janë të uritur, mund të presim që në javët e ardhshme, nëse nuk vjen asnjë ndihmë, njerëzit nuk do të vdesin për shkak të bombardimeve, por do të vdesin për shkak të mungesës së ushqimit. Ky mohim ndihmës humanitare po përdoret si armë.”

Përditësimi më i fundit i IPC thotë se Gaza është pranë urisë, e gjithë popullsia, më shumë se dy milionë njerëz, pothuajse gjysma e të cilëve janë fëmijë, po përjeton pasiguri akute ushqimore. Thënë thjesht, kjo do të thotë se ata po vuajnë nga bllokada e Izraelit.

IPC thotë se 470,000 banorë të Gazës, 22% e popullsisë, janë në një klasifikim që e quan “Faza 5 – katastrofa”. IPC e përcakton atë si një gjendje në të cilën “të paktën një në pesë familje përjeton një mungesë ekstreme të ushqimit dhe përballet me urinë që rezulton në varfëri, nivele jashtëzakonisht kritike të kequshqyerjes akute dhe vdekje”.

Në terma praktikë, klasifikimi i fazës pesë, më akut i përdorur nga IPC, vlerëson se “71,000 fëmijë dhe më shumë se 17,000 nëna do të kenë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerje akute”.

Mijëra ton ushqim, ndihmë mjekësore dhe furnizime humanitare që u nevojiten ndodhen vetëm pak kilometra larg, në anën tjetër të kufirit në Egjipt.

I pyetur nëse ai ishte dakord me ata që e kanë akuzuar Izraelin se u mohon ushqimin dhe ndihmën humanitare civilëve si një armë lufte, Lazzarini tha:

“Nuk kam absolutisht asnjë dyshim,” tha ai, “se kjo është ajo që kemi parë gjatë 19 muajve të fundit, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit. Ky është një krim lufte. Kuantifikimi do të vijë nga GJND-ja (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) jo nga unë, por ajo që mund të them, ajo që shohim, ajo që vëzhgojmë, ushqimi dhe ndihma humanitare po përdoren vërtet për të përmbushur objektivin politik ose ushtarak në kontekstin e Gazës.”

Sipas BBC, Gaza ishte një nga vendet më të mbipopulluara në tokë para luftës. Plani i Izraelit është të detyrojë sa më shumë banorë të Gazës të zhvendosen në një zonë të vogël në jug, pranë rrënojave të qytetit të Rafah, i cili është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Përpara se të ndodhë kjo, zyra humanitare e OKB-së vlerëson se 70% e Gazës është tashmë praktikisht e ndaluar për palestinezët. Plani i Izraelit është t’i lërë ata në një zonë edhe më të vogël. OKB-ja dhe grupet kryesore të ndihmës hedhin poshtë pretendimet izraelite se Hamasi vjedh dhe kontrollon ushqimin që hyn në Gaza. Ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë me një skemë të menduar nga Izraeli dhe SHBA-ja që do të përdorte firma private sigurie, të mbrojtura nga trupat izraelite, për të shpërndarë racione bazë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e perdorni chatgpt shtate gjerat qe kurre nuk duhet tia zbuloni 6822dfeea233b
Story i mëparshëm

E përdorni ChatGPT, shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

flet kujdestari i cufes qe u sulmua ne ferizaj tregon si ka ndodhur ngjarja 6822e311e757a
Story i radhës

Flet kujdestari i “Cufës” që u sulmua në Ferizaj, tregon si ka ndodhur ngjarja

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë