Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si teatër komik votimin e një dite më parë në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas Spahiut, Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët.
‘Ky është një teatër komik që i jep fund dilemave të publikut që mendonin se kanë të bëjnë me një luftë politike me Ramës dhe Berishës. Rama po e përdor Berishën si një patronazhist me të cilin po arrin qëllimet e tij politike. Ky teatër komik nxjerrë zbuluar përdorimin që Rama po i bën Berishën. E përdor si gogol për të trembur amerikanët.
Konkluzioni është Rama mban pushtetin, Berisha mban kreun e opozitës. Premtimi i tij që nuk do të bashkëpunonte me non gratën tashmë është zbehur. Të gjithë marrëveshjet famëkeqe te estabilishmentin politik ndodhin kur ambasadori amerikan nuk ndodhet në Shqipëri. Ndodhin kur është sezon pushimesh, ose në periudhë Krishtlindjesh.
27 deputetë e opozitës që votuan listat e mbyllura kanë votuar edhe kundër Kushtetutës, kundër sistemit pluralist. Kundër demokracisë. Këta deputetë janë patronazhnistët e Edi Ramës, janë fatkeqësia e sistemit demokratik në Shqipëri, duke qenë në patronazh të Edi Ramës i kanë garantuar vazhdimësi të pushtetit të tij.’- tha Spahiu.