Analisti Kreshnik Spahiu në një prononcim televiziv ka komentuar situatën politike në vend.
Ai theksoi se Berisha dhe Rama do të përpiqen do ti shkatërrojnë partitë e reja.
“Shabani dhe Lapaj janë më motivues dhe frymëzues sesa Berisha dhe Meta. Këta janë dy të kërcënuarit kryesor.
Unë besoj se pas shtatorit partitë e reja si e Arlind Qorrit, Nisma Thurje, Adriatik Lapaj apo parti të tjera do të përballen me një luftë të paskrupulltë të partisë së vjetër opozitare, pasi lëvizjet e reja do i rrëmbejnë kauzën, imazhin dhe protagonizmit”- tha ai.