Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Çfarë fshihet pas vendimit të Kushtetueses

February 17, 2022
1 minut lexim

Kreshnik Spahiu nuk beson në një Gjykatë Kushtetuese të paanshme në një kohë që sipas tij katër gjyqtarë janë futur në punë nga Presidenti Ilir Meta.

Spahiu tha se nuk patëm një proces transparent. Ai shtoi se aty ka konflikt interesi për shkak se 4 prej gjyqtarëve janë emëruar nga Meta.

“Shqipëria ka 32 vite për të vendosur shtet të së drejtës dhe unë kam bindjen që do duhen edhe 32 vite tjera që një gjyqtar shqiptar të dënojë një President apo politikan. Proceset për të gjykuar një President ndodhin në 200-300 vjet. Drejtorë të thjeshtë, shkarkohen çdo ditë. Ky proces duhet të vendoste një stekë, një standard shumë të lartë transparente. Kush shqiptar sot mund të thotë që ky ishte një proces model? Asnjë. Edhe sot thuhet që ishte vendim i paarsyetuar. Ka disa deklarata se Gjykata tregoi se ishte e pavarur, po si mund të jetë e pavarur kur gjysma janë zgjedhur nga Ilir Meta?

Gjykimi duhet të ishte publik. Procesi lejohet me gazetarë e kamera. Vendimi nuk mund të jetë as i paarsyetuar dhe as i shkurtuar, e kanë shtyrë seancën 10 herë. Palët duhet të ishin presente. Gjysma e tyre ka qenë në konflikt interesi. 4 janë emëruar nga Ilir Meta. Këtu ka konflikt interesi. Si mund të jetë gjykatë me standarte kur muajt e fundit 4 prej tyre i ka futur në punë Ilir Meta”, tha Spahiu për Open.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Strakosha e Hysaj me Lazion kokulur nga Porto

Story i radhës

Prizrenasit “dalldisen” për festë të pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë