Kreshnik Spahiu flet për situatën në PD, ja lëvizjet që duhet të bëjë Lulzim Basha

May 25, 2023
1 minut lexim

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në “Now me Erla Mëhillin” kthimin e Lulzim Bashës në politikë 14 muaj pasi dha dorëheqjen.

Sipas tij, Basha ka një sfidë shumë më të madhe se të bëhet kryetari i Partisë Demokratike, që lidhet me kryesimin dhe bashkimin e opozitës që në këndvështrimin e juristit është më e madhe se PD-ja.

“Zoti Basha ka një sfidë specifike. Sfida e Lulzim Bashës nuk është a do të bëhet kryetar PD-je, sfida e Lulzim Bashës është a do të bëhet dot kryetar i opozitës. Ku është ndryshimi i njërës me tjetrën? Ndryshimi është shumë i madh sepse populli opozitar në Shqipëri është shumë më i madh se Partia Demokratike, qoftë me 100 mijë, 200 mijë apo dhe 500 mijë vota. Unë mendoj që ka dhe 700 mijë të tjerë që kanë bojkotuar dhe nuk kanë votuar, që jetojnë në Shqipëri.

Lulzim Basha, a e bashkon dot PD-në, një, dhe e dyta a e bashkon dot opozitën. Për këtë ka kohë pak muaj për ta bërë sepse forca e Lulzim Bashës, prej gjithë infrastrukturës dhe logjistikës që ka PD-ja zyrtare është më e madhe sot,” – sqaroi Spahiu.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Taravari: Ka mundësi që “Besa”, BDI dhe Aleanca të shkojnë bashkë në zgjedhje

Story i radhës

Jeta jote do të bëhet më e mirë vetëm kur ti të përmirësohesh

Të fundit nga

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Mbi vendin tonë sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen
sqmken
ShkoLartë