Krerët shtetëror dhe të partive politike dënojnë atentatin kundër Trumpit

min lexim

Krerët shtetëror dhe të partive politike në Maqedoni dënuan të shtënat me armë zjarri ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një incident që tronditi fushatën zgjedhore në SHBA dhe rriti frikën për dhunë të mëtejshme politike, informon PRESSonline.al

“Dhuna politike nuk ka dhunë në demokraci”, shkroi në rrjetet sociale, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Kryeministri Hristian Mickoski dënoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe uroi presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar shërim dhe shërim të shpejtë.

“Në këto momente trishtimi, tronditjeje dhe shqetësimi të popullit amerikan, si President i Qeverisë, shpreh dënimin më të lartë për tentativën qyqare për të vrarë Presidentin Donald Trump. Në të njëjtën kohë, presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan.

Ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi. Ai thotë se sulmi i tillë paraqet sulm mbi demokracinë.

“Përpjekja për atentat kundrejt kandidatit për President, Trump është një sulm ndaj demokracisë dhe është dënueshme nga të gjithë ne që besojmë në vlerat e pluralizmit demokratik. Ish Presidentit Trump i dëshiroj rimëkëmbje të shpejtë, duke qenë i sigurt se SHBA-ja ka fuqi të bollshme që ta tejkalojë këtë incident për të vazhduar të jetë flamur i demokracisë në botë”, ka shkruar Gashi.

Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dënoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit🇺🇸Donald Tramp. Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan. Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme! Çdo zhvillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjejmë dhe e përjetojmë bashkë sepse populli amerikan për kombin tonë është mbështetësi më i madh dhe simbol i lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe barazisë. Ngushëllime familjes së viktimës dhe popullit amerikan, e shërim sa më të shpejtë të lënduarv”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk, përcjell PRESSonline.al

Lideri i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se ëчshtë koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë.

“Diku në orën 18:15 sipas orës amerikane, dje, është hapur zjarr ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump. Trump është plagosur në veshin e tij dhe kjo ka shkatuar hemoragji të madhe, duke sjellë dhe një foto dramatike që tashmë ështê virale, ku ish Presidenti Trump është i gjakosur por rri në këmbë dhe me grushtin ngritur, rrethuar nga truprojat. Por sipas vet Trumpit ai jashtë rreziku për jetën. Fatkeqsisht nga ky atentat një nga pjesëmarrësit në miting ka mbetur i vrarë, dhe dy të tjerë janë të plagosur dhe në kushte kritike për jetën. Viktima dhe të gjitha të plagosurit janë meshkuj raporton FBI. Shërbimet sekrete deklaruan atentatori, një djalë 20 vjeçar është eleminuar nga agjentët e Shërbimit Sekret. Vetëm 45 sekonda pas të shtënave, në kufjet e agjentëve është dëgjuar “shooter’s down”-gjuajtësi u vra. I gjithë ky lajm duket surreal. Prej 1981 kur u plagos presidenti Regan, në Amerikë nuk kishte pasur ngjarje të tilla të tmerrshme dhe minuese për stabilitetin e vendit. Dhe secili nga ne e di se kur cenohet stabiliteti amerikan, cenohet stabiliteti i të gjithë botës. Djaloshi që hapi zjarr dje në mitingun e Batlerit në Pensilvania, ishte vetëm 20 vjeç. Prej tij dimë deri tani vetëm emrin, ai quhej Thomas Matthew Crooks. Vrasja e tij le të paktën deri tani misterioze arsyet. Natyrisht që presidenti Trump e ka quajtur si një atentat politik. Natyrshëm presidenti Biden e ka dënuar rastin duke e quajtur “të sëmurë” Por natyrisht që bota sot është zgjuar më e friksuar dhe më e trembur për fatin e saj…pasi jehona e të shtënave përtej Atlantikut dëgjohet shpejt edhe këndej nga ne… Personalisht jam kundër dhunës në çfarë do lloj forme, dhe e dënoj këtë rast kriminal por mendoj se kaq nuk mjafton. Është koha që secili shtet në botë, të marri në konsideratë seriozisht ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë tonë para se të jetë vonë…”, ka shkuar Taravari.

Të shtënat në Pensivlani ndodhën dy ditë para nisjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane, ku Trump pritet të sigurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.(PRESSonline.al)

Story i mëparshëm

Kasami: VLEN ka legjitimitetin e plotë të shqiptarëve, BDI dhe Ali Ahmeti të kenë hallin e funksionarëve të tyre të cilët kanë keqpërdorur pozitat

Story i radhës

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Dibër, shoqërohet në Komisariat shoferi

Të fundit nga