Krerët e shtetit e ambasadorë bëjnë homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku

1 minut lexim

Në shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të rreshterit Bunjaku.

Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Më 24 shtator 2023, një grup i uniformuar i serbëve ka kryer sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në pritë ishte vrarë fillimisht polici-rreshter, Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku.

Story i mëparshëm

Merr flakë makina në qendër të Sarandës, ja çfarë e shkaktoi zjarrin

Story i radhës

Bexheti: Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë derdhur gjak, shqetësimi është serioz pas deklaratave të Mickoskit

Të fundit nga