Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se as Rusia dhe as SHBA-ja nuk planifikojnë të përdorin armë bërthamore, pas një takimi të shefave përkatës të spiunazhit në Turqi, sipas The Guardian.
“Më lejoni të them këtë, sipas informacionit që kam marrë nga shefi im i inteligjencës, asnjëra nga palët nuk do të përdorë armë bërthamore deri më tani”, tha ai.
Drejtori i agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA) Ëilliam Burns dhe Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë SVR, u takuan këtë javë në Ankara në atë që ishte takimi i parë i nivelit të lartë, ballë për ballë që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën.
Erdogan tha se dëshiron t’i mbajë të dyja palët të angazhuara në dialog.
“Sigurisht që ne duam që ata të mblidhen dhe të diskutojnë sa më shpejt. Zoti na ruajt, përdorimi i armëve bërthamore mund të çojë në një luftë të re botërore.
Të mos e lëmë të ndodhë”, tha ai.