Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FFK-së, Agim Ademi kanë vizituar Hashim Thaçin e Kadri Veselin në burgun e Hagës.
Kreu i FSHF-së, Duka njoftoi se atje u takuan me Thaçin e Veselin, që po mbahen në paraburgim në Hagë të Holandës.
Ky është rrëfimi i tij për takimin me ta:
Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta.
Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.
Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona.
Ndaj do dalim të fituar.Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju.