Kremlini u tërhoq nga marrëveshja e grurit, ministri turk i Mbrojtjes pritet të flasë me homologun rus

October 31, 2022
1 minut lexim

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar pritet që të bisedojë me homologun e tij rus të hënën, pas vendimit të Moskës për t’u tërhequr nga marrëveshja e eksportit të grurit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Akar do të zhvillojë diskutime me autoritetet ukrainase si dhe me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të hënën në mbrëmje, sipas asaj që njoftoi Ministria Turke e Mbrojtjes.

“Pezullimi i kësaj nisme nuk do t’i sjellë asnjë të mirë as Rusisë, as Ukrainës apo askujt tjetër. Ne po vazhdojmë diskutimet tona me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës dhe Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë. Do të flasim me ta dhe do të përpiqemi të sigurojmë që kjo nismë të vazhdojë.”

Presidenti turk Rexhep Erdogan u shpreh para një auditori më herët të hënën se Ankaraja është e vendosur të përpiqet të mbajë gjallë iniciativën e grurit të Detit të Zi, pavarësisht tërheqjes së Moskës.

Turqia dhe OKB-ja negociuan marrëveshjen në korrik për të ndihmuar në zbutjen e efekteve të pushtimit rus në Ukrainë në përkeqësimin e krizës globale të ushqimit.  Zyrtarët perëndimorë e akuzojnë Moskën për përdorimin e ushqimit si armë në luftë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kjo Qeveri do ta përfundojë mandatin deri në vitin 2022, zgjedhjet e parakohshme nuk janë prioritet!

Story i radhës

Kurthi i atyre që flasin për “mëmëdhe” dhe numri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës!

Të fundit nga

ShkoLartë