Shifrat e cituara nga SHBA për të vdekurit dhe të plagosurit rusë në mes të pushtimit të Ukrainës nga Moska janë “të rreme”, thotë Kremlini.
“Në fund të fundit, këto nuk janë të dhëna nga administrata amerikane, por botime në gazeta”, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov., përcjell Bota sot.
“Në kohën tonë, as gazetat më solide nuk kanë frikë të përhapin lloj-lloj falsifikimesh. Fatkeqësisht, kjo është një praktikë që po e shohim gjithnjë e më shpesh.”
Ai po i përgjigjej një raporti të New York Times mbi shifrën e lartë të viktimave të Rusisë në luftë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
CNN kishte raportuar gjithashtu se më shumë se 75,000 rusë ose janë vrarë ose janë plagosur, duke cituar ligjvënësen demokrate Elissa Slotkin, e cila më parë kishte marrë pjesë në një konferencë të klasifikuar të qeverisë amerikane.