Kremlini: Putini nuk do t’ua urojë Vitin e Ri liderëve të vendeve jomiqësore

min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’u dërgojë urime me rastin e Vitit të Ri liderëve të “vendeve jomiqësore”, tha sot Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Urime nuk do t’u dërgohen presidentit të SHBA-së Joe Biden, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai tha se Rusia “praktikisht nuk ka asnjë kontakt” me këta njerëz.

I pyetur pse Putini anuloi konferencën e tij tradicionale për media të fundvitit, Peskov tha se angazhimet e shtypit të presidentit rus në të ardhmen e afërt nuk do të jenë të njëjta si para pandemisë.

Kjo për shkak se shëndeti i presidentit është “një çështje e sigurisë së shtetit”, tha ai.

“Në vitin 2023, viti i fundit para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë 2024, Putin planifikon të fokusohet në çështjet të cilat duhet të përfundojnë me efikasitet 100 për qind”, tha Peskov.

Lidhur me rënien e raketës ukrainase në Bjellorusi, ai tha se Rusia e konsideron incidentin “jashtëzakonisht shqetësues”, duke shtuar se Moska është në kontakt të vazhdueshëm me Minskun.

Në lidhje me integrimin e katër rajoneve të Ukrainës të aneksuara këtë vit, Peskov tha se ky proces po vazhdon me shpejtësi.





Story i mëparshëm

66 gazetarë të vrarë në gjithë botën në vitin 2022

Story i radhës

Bayern sërish në sulm për Wirtz

Të fundit nga