Kremlini: Pretendimet për përfshirjen ruse në vdekjen e shefit të Wagnerit janë “gënjeshtra absolute”

August 25, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se pretendimet se Rusia qëndron pas vdekjes së shefit të grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, janë një “gënjeshtër absolute”, transmeton Anadolu.

“Tani, sigurisht, ka shumë spekulime rreth këtij aksidenti të avionit dhe vdekjes tragjike të pasagjerëve të avionit, përfshirë Yevgeny Prigozhinin. Natyrisht, në Perëndim të gjitha këto spekulime paraqiten nga një këndvështrim i caktuar. E gjithë kjo është një gënjeshtër absolute”, tha Peskov në një konferencë për media në Moskë.

Peskov tha se hetimi për rrëzimin e avionit vazhdon dhe rezultatatet do të zbulohen kur të jenë të disponueshme.

“Nëse do të dëgjonit me kujdes deklaratën e djeshme të presidentit rus, ai tha se tani do të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, përfshirë ato gjenetike. Ende nuk ka rezultate zyrtare. Sapo të jenë gati për t’u publikuar, ato do të publikohen”, tha ai.

Autoritetet ruse kanë konfirmuar se Prigozhin ishte në bordin e një avioni që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Ministria e Emergjencave tha se të gjithë dhjetë personat në bord humbën jetën.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa shefin e grupit paraushtarak Wagner e përshkroi si një “njeri të talentuar” me një “fat të vështirë”. Ai tha se Moska do të hetojë tërësisht shkaqet e incidentit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryediplomatët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë dënojnë përpjekjen e Koresë së Veriut për dërgimin e satelitit

Story i radhës

Ashensori do bëhet në rrugën e vetme të banesës, familja Dersha: S’kalojmë dot, leja jo përmasa reale

Të fundit nga

ShkoLartë