​Kremlini pranoi: Ushtria ruse ka probleme me pajisje

October 26, 2022
1 minut lexim

Kremlini pranoi sot se ushtria ruse ka probleme me pajisjet e saj, për të cilat së fundi u aludua edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Të gjithë dëgjuat se çfarë tha presidenti në mbledhjen e Këshillit Koordinues. Ka pasur vërtet probleme me pajisjet,” tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Sipas tij, disa nga problemet ende ekzistojnë, por ato janë duke u zgjidhur.

“Po merren masa për eliminimin e këtyre problemeve”, tha Peskov

Putin tha dje se “pajisjet e ushtarëve rusë duhet të jenë moderne dhe efikase” në mënyrë që të plotësohen kërkesat e “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Ai i kërkoi gjithashtu qeverisë ruse të “përshpejtojë vendimmarrjen” për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta i bashkohet protestës: Koha e demokracisë direkte po vjen

Story i radhës

Shkupi i afrohet kreut

Të fundit nga

ShkoLartë