Kremlini: Nuk presim “mençuri politike” në zgjedhjen e kryeministrit të ri britanik

October 21, 2022
1 minut lexim

Kremlini ka thënë të premten se nuk pret që Britania të tregojë “mençuri politike” në zgjedhjen e liderit të ri, pas dorëheqjes së Liz Truss-it nga kjo pozitë.

I pyetur për mundësinë e kthimit të Boris Johnsonit në pozitën e kryeministrit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “nuk pret mençuri politike nga askush në Perëndim, e aq më pak nga Britania”.

“Sidomos nga Britania, ku njerëzit nuk e zgjedhin vetë kreun e ekzekutivit”.

Johnson, mbështetës i zëshëm i Ukrainës – pas luftës së nisur nga Rusia – ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Britanisë në korrik të këtij viti, pas një vale të skandaleve.

Atëbotë, mediat dhe zyrtarët rusë patën festuar lajmin për largimin e tij.

Rusia, po ashtu ka e mirëpritur largimin e shpejtë të Trusit nga zyra.

Moska e konsideron atë si anti-ruse, pasi ajo është nuk është pajtuar publikisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur e ka vizituar kryeqytetin rus, në shkurt të këtij viti, sa ka qenë ministre e Jashtme.

Truss është kthyer në kryeministren me mandatin më të shkurtër në Britani të Madhe.

Qeverisja e saj është përcjellë me kaos lidhur me programin e saj ekonomik, i cili ka shuar shpresat për stabilitet financiar.

Në deklaratën e dorëheqjes, ajo ka thënë se nuk mund të zbatojë më programin e saj.

Përveç Johnsonit edhe ish-ministri i tij i Financave, Rishi Sunak janë në krye të garës për të zëvendësuar Truss-in.

Fituesi brenda Partisë Konservatore do të bëhet publik të hënën apo të premten e javës së ardhshme.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekziston që nga viti 2015, Facebook njofton mbylljen e kësaj veçorie

Story i radhës

Pse është kaq e vështirë të jesh kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë