Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se nuk planifikojnë të aneksojnë më shumë zona në Ukrainë, transmeton Anadolu Agncy (AA).
“Në rendin e ditës nuk ka një gjë të tillë. Të paktën nuk ka pasur deklarata në këtë drejtim, por ka shumë punë për të bërë për çlirimin e disa zonave aktuale. Duhet të çlirohen territoret nën pushtim në disa rajone që sapo i janë bashkuar Rusisë”, tha Peskov në Moskë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse Rusia ka planifikuar apo jo të aneksojë zona të reja.
Ndër të tjera Peskov tha se konfliktet mund të përfundojnë madje që nesër nëse administrata e Kievit ka dëshirë dhe sipas tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është i vetëdijshëm për këtë situatë.
Në vlerësimin e tij lidhur me situatën në Krimenë e aneksuar, Peskov deklaroi se “Rreziqet vazhdojnë sepse pala e Ukrainës vazhdon politikën e saj për të kryer sulme terroriste, por informacionet e ardhura tregojnë se janë marrë edhe kundërmasat efektive”.
Duke vënë në dukje se do të japin edhe një përgjigje ndaj zbatimit të çmimit tavan për naftën ruse, Peskov tha se “Po përfundohen përgatitjet tona”.
– Nuk do të festohet 100-vjetori i themelimit të BRSS
I pyetur nëse do të bëhen festime për 100-vjetorin e themelimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) i cili u shpërbë më 30 dhjetor 1991, Peskov dha përgjigjen: “Jo, nuk do të ketë festime”.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se periudha e BRSS ka një vend të rëndësishëm në historinë e Rusisë.
Duke rikujtuar një shprehje të përdorur në të kaluarën nga presidenti rus Vladimir Putin, zëdhënësi Peskov tha se “Vetëm njëri që nuk ka zemër nuk ka keqardhje për shpërbërjen e BRSS dhe vetëm njëri që nuk ka tru mund të urojë themelimin sërish të BRSS”.
Burimi: GAZETA.MK