Kremlini: Nuk ka asnjë mundësi që trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina deri në fund të vitit

December 13, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka asnjë mundësi që trupat ruse të largohen nga Ukraina deri në fund të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov komentoi para gazetarëve thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy drejtuar Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës deri në Vitin e Ri.

Duke theksuar se Rusia nuk do të tërhiqet nga Ukraina deri në Vitin e Ri, Peskov tha: “Kjo nuk vjen parasysh”.

Ai tha se Ukraina duhet të pranojë “realitetet” për negociatat e paqes.

“Pala ukrainase duhet të pranojë realitetet që u formësuan gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore. Këto fakte tregojnë se rajone të reja iu bashkuan Rusisë. Nuk është e mundur të arrihet përparim në procesin e zgjidhjes pa marrë parasysh këto fakte”, tha Peskov.

I pyetur nëse do të ketë takim të ri midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping deri në fund të vitit, Peskov tha se të dy liderët janë në kontakt të vazhdueshëm.

“Ne me të vërtetë po përgatitemi për vazhdimin e këtyre kontakteve. Do t’ju informojmë se kur dhe si do të ndodhë kjo”, tha Peskov.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple pranon se përdorë sensorë të Sony për kamerat e iPhone

Story i radhës

Pediatrja e QKUK-së: Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë