Situata kaotike po shpalosen përgjatë kufijve të Rusisë, derisa burra të cilët e kanë arritur moshën për të shkuar në ushtri po përpiqen të largohen nga vendi mes një mobilizimi të pjesshëm.
Por, i pyetur për mundësinë e mbylljes së kufirit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk është marrë një vendim i tillë, shkruan Sky News.
“Unë nuk di asgjë për këtë. Për momentin nuk është marrë asnjë vendim për këtë”, u shpreh ai.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin dha urdhër javën e kaluar që qindra mijëra rezervistë të ndihmojnë në luftën me Ukrainën.