Kremlini kundërshton planet e sulmeve kibernetike

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se po planifikon një sulm kibernetik pasi u godit nga një valë sanksionesh nga vendet në Perëndim.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “ndryshe nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia nuk angazhohet në banditizëm në nivel shtetëror“.

Komentet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se kishte “inteligjencë në zhvillim” se qeveria ruse po eksploronte opsione për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë që mbrëmë presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai besonte se Rusia po përgatitej për operacione të “flamurit të rremë”  një akt i kryer me qëllimin për të fajësuar një palë tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo, i gatshëm të “luftojë”…

Story i radhës

Едина Муса и годинава ќе биде БРЕНД АМБАСАДОР на Видеолотарија КАСИНОС АВСТРИЈА

Të fundit nga