Kremlini ka deklaruar se gadishulli i Krimesë në Ukrainën jugore, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, ishte i rrezikuar nga sulmet e forcave ukrainase pas rrëzimit të një droni pranë një baze kyçe detare, sipas The Guardian.
Guvernatori i Sevastopolit, qyteti më i madh në Krimenë e aneksuar, tha këtë mëngjes se flota ruse rrëzoi një dron ukrainas mbi Detin e Zi.
“Sigurisht që ka rreziqe sepse pala ukrainase vazhdon politikën e saj të organizimit të sulmeve terroriste,” tha Peskov.
Komentet e tij erdhën pasi Presidenti Vladimir Putin vizitoi së fundmi urën e Kerçit, lidhja kryesore midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë kontinentale, e cila u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim në tetor. /abcnews
Burimi: GAZETA.MK