Kremlini i trembet një sulmi ukrainas në Krime, nis ndërtimin e barrikadave e llogoreve në rajonin e aneksuar

March 7, 2023
1 minut lexim

Forcat ruse raportohet se po ndërtojnë barrikada në plazhet turistike të Krimesë, duke treguar kështu frikën e Kremlinit për një sulm të mundshëm nga Ukraina në rajonin e aneksuar në vitin 2014.

Në kohën kur nuk ekzistonte konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, gadishulli ishte plot me turistë gjatë verës, ndërsa tani po hapen llogore për të penguar sulmet e mundshme nga Kievi.

Kjo lëvizje është një shenjë e qartë se udhëheqësit ushtarakë të presidentit rus Vladimir Putin janë të shqetësuar për mundësinë e përfshirjes në konfliktin për territoret të rajonit të Krimesë.

Image

Llogoret në Krime

Në imazhet e kapura në plazhet e Krimesë mund të shihen qartë llogoret e gërmuara përgjatë plazheve në lindje të zonës së Yevpatorias, ndërsa më tej në perëndim duken llogoret e tjera në Chernomorskoye.

Raportimet nga mediat britanike thonë se një linjë mbrojtëse e përbërë nga llogore dhe fusha të minuara po ndërtohet përgjatë gjithë bregut perëndimor të gadishullit.

Sakaq, shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë raportuar më parë se ushtria ruse “po përpiqet të forcojë më tej vijën bregdetare, nga frika e zbarkimit të trupave ukrainase”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musliu me një pretendim: Qeveria Kurti ua ka ndalur ujin e pijes Drenicës

Story i radhës

Mot i vranët dhe me diell, temperaturat shënojnë rritje të lehtë

Të fundit nga

ShkoLartë