Kremlini i përgjigjet Presidentit Biden mbi takimin me Presidentin Putin

December 2, 2022
1 minut lexim

Kremlini tha sot se Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme mbi Ukrainën, por shtoi se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të njohur territoret e aneksuara nga Moska, po bëhet pengesë për një kompromis të mundshëm.

“Mënyra më e preferuar për të arritur qëllimet tona është nëpërmjet mjeteve paqësore e diplomatike”, tha zoti Dimitri Peskov. “Putini ka qenë, është dhe mbetet i hapur për kontakte e negociata”, shtoi ai.

Rusia ka shpallur aneksimin e rreth një të pestës së territorit të vendit ish-sovjetik, Ukrainës, gjë që Perëndimi dhe Kievi thonë se nuk do ta pranojnë ndonjëherë. Kremlini thotë se kjo është pengesë për gjetjen e një kompromisi të mundshëm.

I pyetur nëse Moska shihte një mundësi për negocita pas deklaratës mbi këtë çështje të presidentit Biden, zoti Peskov tha se “në thelb, zoti Biden u shoreh se negociatat janë të mundshme vetëm pasi Putini të largohet nga Ukraina”.

Kremlini, tha zoti Peskov, nuk mund ta pranonte këtë gjë, duke shtuar se ai që Moska e quan një operacion i posaçëm ushtarak, do të vazhdojë në Ukrainë.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se presidenti Putin nuk ka asnjë justifikim për atë që ata e konsiderojnë si një luftë pushtuese të stilit perandorak. Kievi thotë se do të luftojë derisa ushtari i fundit rus të largohet nga territori i vendit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deschamps: Nuk jemi mësuar të luajmë me ekipe si Polonia

Story i radhës

Çfarë i tha Infantino pas ndeshjes?

Të fundit nga

ShkoLartë