Një gjykatë ruse ka dënuar aktivistin e opozitës, Andrei Pivovarov, me katër vjet burg për drejtimin e një grupi anti-Putin.
40-vjeçari Pivovarov, ish-drejtues i grupit të opozitës ‘0pen Russia’ i krijuar nga ish-manjati i naftës në mërgim dhe kritiku i vjetër i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.
Në qershor të vitit 2021, Pivovarov u ndalua nga policia ruse në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut dhe që atëherë është mbajtur në burg.
Rusia e ka përcaktuar ‘Open Russia’ si një organizatë “të padëshirueshme”. Në deklaratën e gjykatës në qytetin jugor të Krasnodarit thuhej se “Pas shqyrtimit të materialeve të çështjes dhe provave të dorëzuara nga palët, gjykata ka konstatuar se i pandehuri është fajtor dhe është dënuar me katër vjet burgim. Ai gjithashtu do të ndalohet nga ushtrimi i çdo veprimtarie politike për tetë vjet.
Duke folur në gjykatë, Pivovarov tha se ndryshimi në Rusi do të vijë, herët a vonë”.
“Edhe nëse tani nëpërkëmben dhe burgosen ata që qëndrojnë për të ardhmen, e di që progresi s’mund të ndalet, ndryshimet për mirë janë të pashmangshme dhe nuk janë larg”