Kremlini: Bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve duhet të bëhen në heshtje

Kremlini ka deklaruar se diskutimet për shkëmbimin e mundshëm të të burgosurve që përfshin gazetarin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, duhet të bëhen në heshtje.

Gazetari, një shtetas amerikan, u arrestua në Rusi në mars të vitit 2023 me dyshimin për spiunazh.

32-vjeçari kishte shkuar në Rusisë për të raportuar, si Gershkovich ashtu edhe punëdhënësi i tij i kanë mohuar akuzat e Kremlinit.

Qeveria amerikane gjithashtu e ka shpallur atë të arrestuar gabimisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve sot: “Ne nuk kemi informacion për gjykatën”.

“Sa i përket çështjeve të shkëmbimit, ne kemi theksuar vazhdimisht se ka kontakte për raste të caktuara, por ato duhet të kryhen në heshtje absolute”.

Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë pasi arrestimi paraprak i Gershkovich u zgjat nga një gjykatë në Moskë deri më 30 qershor, shkruan Skynews.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beqaj refuzon të paguajë 10 milionë lekë për dosjen dhe “ngujohet” në SPAK, Avokati: Janë 700 fashikuj, u përballem me faturën….

Story i radhës

‘Çmenden’ banorët e ‘Big Brother’, zhvishen nudo dhe hidhen në pishinë!

Të fundit nga