Krejt çka dihet për tragjedinë në Rufc të Lipjanit

July 29, 2023
min lexim

Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.

Mirëpo, burimet e medias bënë të ditur se viktimat janë një çift burrë e grua dhe djali i tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Prishtinë. Zëdhënësja, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Ajo tha se ka dyshime që çojnë drejt vrasjes së dy personave dhe një vetëvrasje.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, tha Ulaj dje.

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e sotme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin.

Për këtë rast tragjik, ka reaguar kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Bekteshi.

“Lajm i kobshëm për humbjen e jetës së tre qytetarëve tanë ka tronditur thellë qytetarët dhe opinionin e gjerë.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE: Ushtarët ukrainas arritën në “ dhëmbët e dragoit” të Rusisë, Zelensky jep shifra të reja

Story i radhës

Porti i Durrësit në Porto Romano, pritet të shpronësohen 309 persona për 8 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë