krejt cka dihet deri me tani per te arrestuarit ne rastin e vrasjes se rreshterit muhamed lika 680747c3cc252

Krejt çka dihet deri më tani për të arrestuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

April 22, 2025
min lexim

Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Të arrestuarit u raportua se janë Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka.

Ndaj të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Rejan Bela, 18-vjeç, i cili dyshohet se e ka kryer krimin në moshën 17-vjeçare. , Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i mituri pasi e kryen aktin shkon në drejtim të një lokali ku takohet me të dyshuarin tjetër dhe bashkë largohen. Në pamjet e kamerave dëgjohet se një nga të dyshuarit i thotë të miturit “bravo, ik”.

Po ashtu thuhet se një tjetër i dyshuar shkon në vendin e ngjarjes 14 minuta pas vrasjes dhe pas 2 minutave largohet.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, i mituri në bashkëkryerje me madhorët H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., me dashje dhe me përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policorë – Rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policorë në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës viktima u qëllua pas shpine në shkallët e banesës së tij.

I mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hyn në objektin banesor, pas tij hyn edhe i mituri duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri tek hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ai ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gërzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes një rrufe të qytetit ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke i thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri së bashku me të pandehurin R.M. dhe V.Ç., dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, ndërsa pas vrasjes i pandehuri D., ka ndihmuar të miturin të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri H.B., rreth 14 minuta mbrapa vrasjes vjen në vendin e ngjarjes ndërsa pas 2 minutave largohet.”, thuhet tutje në njoftim.

Detaje të reja, i dyshuari për vrasjen e policit në Kaçanik ishte i dënuar për veprën “dhunimi”

Ai kishte qenë i dënuar nga Gjykata e Ferizajt me dy vite me masë institucionale për veprën penale të dhunimit. Këtë dënim e ka konfirmuar edhe Gjykata e Ferizajt.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se dyshimet e para mbi motivin kryesor për vrasjen e rreshterit lidhen me punën zyrtare të të ndjerit. Përgjatë operacionit, policia ka konfiskuar edhe një armë zyrtare.

Hoxha ka thënë se disa prej të arrestuarve kanë qenë të arrestuar edhe më herët, dhe me prirje ekstremiste.

Gjithashtu, Drejtori i Policisë tha se personat e arrestuar ishin me të kaluar kriminale dhe dyshohet se ishin të përfshirë në rastin e djegies së objektit të Gjykatës.

“Këta janë persona të arrestuar që dusa prej tyre kanë qenë të përfshirë në rastet e mëhershme që ndërlidhen me pamflete dhe djegien e Gjykatës në Kaçanik. Disa nga ta kanë qenë të arrestuar në këtë rast dhe të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e rreshterit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

daljet ne pension si do behet perllogaritja me koeficientet e rinj perfitimi per vitet e punes ne ish kooperativa dhe nga 1994 2024 68073e6513314
Story i mëparshëm

Daljet në pension, si do bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj! Përfitimi për vitet e punës në ish-kooperativa dhe nga 1994–2024

dilema e madhe e sylvinhos ne repartin ofanziv kush e sulmon serbine 68074b7f69e66
Story i radhës

Dilema e madhe e Sylvinhos në repartin ofanziv: Kush e ‘sulmon’ Serbinë?

Të fundit nga

​27 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu. Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
ShkoLartë