Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

May 27, 2022
min lexim

Familjet shqiptare po rrisin edhe më shumë huamarrjen për blerjen e pasurive të paluajtshme, pavarësisht inflacionit të lartë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë Lekëve ose 88 milionë Eurove, duke vendosur një rekord të ri historik.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi i sektorit është rritur me 48%. Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi.

Ajo ka shënuar vlerën e 4.9 miliardë Lekëve, duke kaluar rekordin e mëparshëm, që ishte shënuar në qershor të vitit të kaluar. Pas pandemisë, kredia për shtëpi ka marrë një shtysë të fortë, i nxitur nga një cikël i ri rritjeje i tregut të pasurive të paluajtshme.

Rritja e shpejtë e çmimeve ka bërë që individët ta shohin blerjen e një prone si investim më leverdi. Normat e ulëta historike të interesit kanë qenë gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm në mbështetje të tregut të pronave.

Edhe oferta për kredi në këtë segment ngelet shumë e lartë, sepse bankat e shohin zgjerimin në segmentin retail si një alternativë të mirë për të shpërndarë më mirë rrezikun e kredisë dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme të portofolit.

Historikisht, kredia për shtëpi ka qenë ndër produktet më raportin më të ulët të kredive me probleme. Aktualisht, ky raport qëndron pranë nivelit 3%.

Nga ana tjetër, edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka ndikuar që individët të marrin hua në vlera më të mëdha për të përballuar blerjen e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave u rritën me 9% vitin e kaluar.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, të paktën një e treta transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Në teori, inflacioni i lartë dhe pritshmëritë për rritje të normave të interesit mund ta dekurajojnë huamarrjen afatgjatë në shuma të mëdha, siç është rasti i huave për shtëpi.

Rritja e çmimeve ul fuqinë paguese për të ardhura të njëjta dhe mund të shtojë pasigurinë e individëve për të ardhmen, ndërsa rritja e normave të interesit e bën më të kushtueshme pagesën e kredisë për shtëpi.

Në këtë fazë, ky efekt ndoshta mund të jetë më shumë psikologjik, sesa direkt, por, deri tani, nuk ka shenja se inflacioni po e ndikon vendimmarrjen e individëve për të blerë pasuri të paluajtshme.

Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme arriti vlerën e 152 miliardë lekëve ose 1.26 miliardë Eurove.

Kredia për shtëpi ngelet ndër segmentet me rritjen më të lartë vjetore të portofolit, me 17.3%. Rritja vjetore është edhe më e lartë se niveli 14.6% që ishte shënuar në fund të vitit 2021.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, një kronikë tragjike e javës dhe diplomati ‘magjistar’

Story i radhës

Mbledhja e jashtëzakonshme e koalicionit qeverisës bullgar për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë