Burbuqe Kastrati nga Lëvizja “FOL” ka treguar për rezultatet që janë arritur nga shkalla e zbatimt të Planit Kombëtar Zhvillimor për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Në Info Magazine, ajo ka thënë se i gjithë hulumtimi i tyre bëhet në bazë të dokumenteve që kërkojnë nga ministritë e Qeverisë së Kosovës.
“Bëjmë kërkesë për dokumente në publike në të gjitha ministritë përkatëse. Në këtë gjashtë mujor të parë del të jetë se Qeveria ka realizuar 33 për qind të planit kombëtar për zhvillim, do të thotë nga 147 aktivitete që kanë qenë të planifikuara të fillojnë në janar dhe të përfundojnë në qershor të këtij viti, i bie se 49 aktivitete në total janë realizuar”.
“Në këtë rast ka pasë disa ministri që nuk kanë kthyer përgjigje ato janë Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë Kastrati.
Kastrati ka theksuar se dokumentet publike duhet të kenë qasje të gjithë qytetarët dhe jo të kërkohet qasja për to.