Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se pjesëmarrja masive e serbëve të Kosovës në tubimin e Vuçiqit në Beograd dëshmon vazhdimësinë e mercenarizmit të viteve ’80, tashmë në funksion të projekteve destabilizuese të Serbisë.
Ai thotë se Vuçiqi po ndjek modelin e Millosheviqit duke përdorur serbët e periferisë për tensione të kontrolluara, sidomos në Kosovë.
“Kosova duhet të bëjë një gjë të vetme: të organizojë referendum për shtetin e Kosovës (duhej ta bënte në vitin 2008) dhe ta mbyll këtë histori. Pas referendumit, akomodimi i serbëve me një Asociacion adekuat, do të ishte zgjidhje beninje”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Pjesëmarrja e sotme masive e serbëve nga Kosova në tubimin e Vuçiqit në Beograd është vazhdimësi e mercenarizmit të tyre të viteve 80, kur udhëhiqeshin nga Sholleviqi e Kecmani, për llogari të Millosheviqit. Bandat e atëhershme të tyre, të udhëhequra nga UDB, patën organizuar rebelime edhe në Novi Sad e në Titograd, ku u rrëzuan udhëheqjet e atëhershme të Vojvodinës e të Malit të Zi. (Sllovenia ua pati thyer hundët.) Vuçiqi e ka kopjuar 100% modelin e Millosheviqit për përdorimin serbëve të periferisë, sidomos këtyre të Kosovës. Ky shfrytëzim fashisoid mund të prodhojë probleme në Kosovë, në momentin që ato probleme i duhen Vuçiqit. Me këtë Serbi dhe me këtë përdorim brutal të serbëve nga Kosova, nuk mund të ketë kurrë rezultate në dialog. Kosova duhet të bëjë një gjë të vetme: të organizojë referendum për shtetin e Kosovës (duhej ta bënte në vitin 2008) dhe ta mbyll këtë histori. Pas referendumit, akomodimi i serbëve me një Asociacion adekuat, do të ishte zgjidhje beninje.
Burimi: botasot.info