Krasniqi uron besimtar mysliman për Bajram: Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira

April 9, 2024
1 minut lexim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur respekt të gjithë besimtarëve islamë të cilët arritën ta agjërojnë muajin e Ramazanit.

Krasniqi i uroi besimtarët islamë duke thënë që vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë muajit të Ramazanit, të i përcjellin ata gjatë gjithë vitit.

“Të dashur agjërues, para iftarit të fundit, ju shpreh respektin tim të thellë të gjithëve që përmbyllët me sukses dhe devotshmëri muajin e bekuar të Ramazanit”.

“Vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë këtij muaji, uroj të ju përcjellin gjatë gjithë vitit, juve dhe familjet tuaja. Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira”, shkroi Krasniqi.

Sot është iftari i fundit ku besimtarët mysliman kanë agjëruar për një muaj Ramazanin, ndërsa nesër festohet Fitër Bajrami.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izraeli blen 40 mijë tenda për evakuimin e Rafahut

Story i radhës

Eksploziv në një veturë në Leposaviq, Elshani jep detaje

Të fundit nga

ShkoLartë