Krasniqi: Situata në veri më së shumti i konvenon Rusisë, kriza mund të rritet në vjeshtë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se kriza në veri të Kosovës i konvenon më së shumti Rusisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Rusia me këtë krizë i bën presion Perëndimit, që të mos nivelohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës, si edhe e banë Serbinë pas qerres ruse, si gjoja mbrojtje nga Perëndimi.

Ai tutje ka thënë se krejt kriza në veri ka filluar me vendimin e targave nga Qeveria Kurti.

“Rusisë i konvenon zgjatja e krizës në veriun e Kosovës. Me këtë krizë Rusia i bën presion Perëndimit, që të mos involvohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës. Me këtë krizë e mban Serbinë të lidhur pas qerres ruse, si gjoja mbrojtëse e saj nga Perëndimi edhe në KS të OKB-së. Absurd më vete është që qeveria Kurti e ka inicuar krizën në veri, me atë vendimin për targat e veturave, ndërsa Serbia e shfrytëzoi për të realizuar skenarin e Rusisë për destabilizimin dhe izolimin e Kosovës. Ai vendim absurd për targat dhe disa nga masat që pasuan kanë prodhuar pasoja kundër intesesit tonë shtetëror.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se kriza mund të rritet edhe më shumë në vjeshtë, nëse Qeveria Kurti nuk e kupton që kjo krizë po i duhet Rusisë.

“Kriza e tashme mund të rritet edhe më shumë në vjeshtë, nëse qeveria Kurti nuk e kupton që kjo krizë po i duhet Rusisë. Rusia synon të formojë në verioun e Kosovës një lloj Abhazie, Osetie ose Donbasi, për ta mbajtur peng shtetin e Kosovës dhe për ta rritur influencën ruse në rajon. Prandaj qeveria Kurti duhet të ndërmarrë veprime konkrete gjatë këtij muaji, që të shmanget skenari i konfliktit të armatosur që është planifikuar nga Rusia për në vjeshtë.” – ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij veprimet që Qeveria Kurti duhet t’i marr është dorëheqja urgjente e katër kryetarëve dhe mbajtja e zgjedhjeve me pjesëmarrje serbe.

“Ndër veprimet urgjente duhet të jetë dorëheqja urgjente e katër kryetarëve në komunat veriore dhe mbajtja sa më shpejt e zjedhjeve me pjesëmarrjen e serbëve. Ata kryetarë janë atje kot dhe nuk përfaqësojnë ndonjë standard demokracie e as barazie. Është marrëzi që Kosova të mbahet peng i mandatit të tyre të kotë. Ata nuk përfaqësojnë askend, meqë tre prej tyre nuk guxojnë të dalin në zyra, ndërsa njëri nuk guxon të dalë nga zyra. Pra, mbajtja e zgjedhjeve sa më shpejt, mund ta rikthejë procesin e integrimit të serbëve në binarë e me këtë e zvogëlon influencën malinje të Rusisë dhe diktatin fashizoid të Serbisë. Nëse kjo nuk bëhet me vendosmëri, atëherë duhet të kërkohet në pista të tjera përgjegjësia e qeverisë Kurti. Jo vetëm në pistën e përgjegjësisë politike. Rrezikimi i sigurisë dhe ekzistencës së shtetit dhe rrezikimi i sigurisë së NATO-s, pashmangshëm do të adresohej si përgjegjësi penale.” – ka përfunduar Krasniqi.

Story i mëparshëm

Justin Biber habit me veprimin e fundit! Braktis muzikën për ‘ëndrrën në sirtar’?

Story i radhës

Man. City – Arsenal luhet për Community Shield

Të fundit nga