krasniqi shprehet optimist per qasjen e kancelarit te ri gjerman ndaj kosoves 620c42f5a5fdc

Krasniqi shprehet optimist për qasjen e kancelarit të ri gjerman ndaj Kosovës

February 16, 2022
1 minut lexim

Analisti politik Milazim Krasniqi ka lavdëruar mënyrën e mbrojtjes së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së përbashkët për media që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Derisa Putin kritikonte ndërhyrjen e NATO-s në Beograd, Scholz i tha se këtë e bënë me synimin për të parandaluar gjenocidin.

Kjo deklaratë e tij është shpresëdhënëse se politika gjermane ndaj Kosovës do të ndryshojë për mirë, sipas Krasniqit.

“Është pritur që të ketë ndryshim të politikës gjermane, sepse kancelarja Merkel ka shikuar vetëm interesat strategjike ekonomike gjermane dhe në këtë drejtim Rusia është partneri kryesor, sepse varësia e Gjermanisë nga gazi rus është shumë e madhe. Shpresoj shumë që kancelari i ri do të ketë një qasje edhe më konstruktive edhe në raport me Kosovën edhe me Ballkanin. Sado që pati hezitime në fillim qeveria e re gjermane, në fakt me vizitën e tashme në Kiev dhe Moskë dëshmoi lidership dhe veçmas ajo mënyrë korrekte e mbrojtjes së arsyes së intervenimeve në Kosovë tregon që ai e ka kaluar betejën, atë periudhën transitore të lidershipit dhe është bashkuar me të gjithë liderët e Perëndimit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi shtoi se Rusia në vazhdimësi tenton që të parandalojë eurointegrimin e Ballkanit dhe se këtë e bën në secilin shtet, por se Kosova – meqë s’është anëtare e OKB-së – është një kartë që e përdor shpesh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

analisti vizita e rames ne shba ka nje anomali absurde nese nuk eshte diskutuar kjo teme 620c42f3c807a
Story i mëparshëm

Analisti: Vizita e Ramës në SHBA ka një anomali, absurde nëse nuk është diskutuar kjo temë

pse shohim shpesh te njejtat endrra dhe cili eshte kuptimi i tyre 620c893f22ddb
Story i radhës

Pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe cili është kuptimi i tyre?

Të fundit nga

Përfundon rehabilitimi i rrugës hyrëse në Cakran

Ka përfunduar investimi për rehabilitimin e plotë të rrugës hyrëse në njësinë administrative Cakran, në bashkinë Fier. Ky investim i rëndësishëm për zonën synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, sigurinë rrugore dhe lidhjen
ShkoLartë