Krasniqi: Perëndimi mund ta ruaj eperësinë ndaj ortodoksisë vetëm me shqiptarët muslimanë

February 18, 2023
1 minut lexim

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar do të triumfojë përsëri ortodoksia sllave.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Tutje, ai thotë se epërsia e Perëndimit ndaj ortodokësisë mundet të ruhet vetëm përmes shqiptarëve muslimanë në Ballkani Perëndimor.

“Fitorja e Kosovës mbi pansllavizmin ka qenë dhe mbetet spektakulare. Kosova ka mbijetuar në atë ballafaqim të pabarabartë dhe është aftësuar të luftojë për identitetin, lirinë dhe pavarësinë e vet. Prandaj, tash mundet edhe më lehtë të mbrohet jo vetëm nga rreziku i armiqve po edhe nga projektet hileqare të miqve. E sigurt është se në një Kosovë të deshqiptarizuar e të deislamizuar, sërish do të triumfonte ortodoksia sllave, sepse Perëndimi pa shqiptarët e Kosovës, shumica absolute e të cilëve janë muslimanë, nuk ka asnjë shans të ruajë fitoren mbi ortodoksinë dhe pansllavizmin këtu”, ka shkruar Krasniqi.

“Bile, pa fuqizimin e Kosovës si shtet, pa shndërrimin e saj në një “Izrael të vogël” në rajon, Perëndimi nuk e ka të sigurtë se mund ta ruajë epërsinë strategjike ndaj Rusisë as në Shqipëri e Maqedoni, e aq më pak ta mbajë në darë Serbinë rusofile”, vazhdon ai më tej.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

11 ditë në ndihmë të Turqisë, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit kthehet në Tiranë

Story i radhës

Grubi: Shpifjet e VMRO-së dhe partnerëve shqiptarë të tyre, nuk kursejnë as familjen time!

Të fundit nga

ShkoLartë