krasniqi per presidentin mundet te ndodhe qe te kete koalicion lvv ldk 67eec7f5e91f1

Krasniqi: Për presidentin mundet të ndodhë që të ketë koalicion LVV-LDK

April 3, 2025
1 minut lexim

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ketë vetëm për zgjedhjen e presidentit të ri në vitin 2026.

Në emisionin DPT Fidani, ai është shprehur se më të vështirë e sheh realizimin e një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, sesa LVV -LDK.

“Për presidentin mundet të ndodhë që të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Më vështirë e shoh një koalicion PDK-LDK, se sa një koalicion LDK-LVV. Gjithmonë ka pasë një tendencë nga LDK-ja që të distancohet nga PDK-ja, sikur frikësohen se një bashkim me PDK-në do ta rrisë akoma më shumë LVV-në për shkak të krejt stigmatizimit që u është bërë koalicioneve në të kaluarën, të cilat kanë qenë nga subjektet politike opozitare që e ka iniciuar LVV dhe këta kanë rënë pre e një koalicioni të tillë”.

“Por partitë politike nuk duhet t’iu frikësohen dhe bashkëpunimit asnjëra me tjetrën për derisa ato bazohen mbi parime dhe kanë një rrugë të qartë për Kosovën dhe nuk i dëmtojnë interesat”, ka pohuar Krasniqi. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sherr masiv mes te rinjve ne durres policia shoqeron disa persona 67eebe5706c83
Story i mëparshëm

Sherr masiv mes të rinjve në Durrës, policia shoqëron disa persona

edhe industria kripto goditet nga tarifat e trump 67eecac0c9861
Story i radhës

Edhe industria kripto goditet nga tarifat e Trump

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë