Krasniqi për miratimin e Kushtetutës në Kaçanik: I dha zemër rezistencës kundër pushtimit serbo-jugosllav

1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi”.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.

“Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik”, shkroi Krasniqi.

“Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës”.

Story i mëparshëm

MBPEU: Është marrë një automjet me drunj, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore

Story i radhës

Shtatë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga