Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës

min lexim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë kritikat e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të opozitës të cilët thonë se Qeveria po i rrezikon investimet e tyre kapitale në mungesë buxheti. Sipas tij, nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit, duke pasur parasysh se komunat ende e kanë qarkoren e parë buxhetore, nga e cila mund t’i kryejnë investimet.

“Komunat e kanë qarkoren e parë buxhetore ku i kanë të gjitha kufijtë dhe ku përcaktohen shumat të cilat i kanë në administrim. Qarkorja e dytë buxhetore faktikisht i përcakton vetëm lëvizjet brenda buxheteve të komunave. Me rëndësi është se jemi brenda afatave kohore dhe deri në fund të muajit shtator ka kohë kur komunat bëjnë propozimet për buxhetin e ri”, ka theksuar ministri Krasniqi në rtk.

Ai tutje ka thënë se nuk dëshiron të merret me kritikat e Asociacionit, por më shumë merret me punën që po e bën Qeveria për t’i mbështetur komunat, teksa ka thënë se vitin tjetër komunat do të kenë rritje të buxhetit.

“Nëse do të diskutojmë shumë për këtë temë po i japim një rëndësi që nuk e ka ky qëndrim i Asociacionit. Vitin e ardhshëm komunat do të kenë një rritje prej 15 përqind, pra do të kenë mbi 635 milionë euro më shumë për investime kapitale në komuna”, ka shtuar ai.

Sipas tij, rritja shkon në shkallë me parametrat e tjerë se si ndahet buxheti nga grantet qeveritare dhe mandej komunat planifikojnë se ku do t’i bëjnë ato investime.

Ministri Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi me komunat është i mirë, por se gjithnjë ka hapësirë për më mirë.

“Kjo është një nga ato pyetjet specifike që lë të nënkuptojë se mund të ketë bashkëpunim më të mirë. Por, është obligimi ynë ligjor që të koordinohemi me komunat. Marrëdhëniet janë të shëndosha dhe interesi ynë është që t’i mbështesim komunat në demokratizim në frymën e shërbimeve më të mira dhe këtë po e bëjmë me programet në ministrinë tonë. Për herë të parë kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për vetëqeverisje lokale, por siç dihet kemi aty një problem me votën e dyfishtë të komuniteteve, ku Lista Serbe s’ka vullnet për ta votuar”, ka thënë Krasniqi, i cili ka numëruar edhe disa nga punët që ka kryer kjo ministri deri tash.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ndeza pasionin me ish të dashurin e fëmijërisë, bëmë seks në banesën e tij, por më pas kuptova se ai…”

Story i radhës

Masakra në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Një tragjedi e paprecedentë që prek të gjithë vendin!

Të fundit nga