Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ministria që ai drejton dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion euro për projekte në komunat e Kosovës.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, Qeveria e Kosovës po investon dhe mbështet komunat.
“MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në komuna. Janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej ai ka thënë se “për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar komunave.
“Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, ka shkruar Krasniqi.