Krasniqi i painformuar për kërkesën e kryetarëve të veriut për takim me të dhe Kurtin

October 14, 2023
1 minut lexim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është i informuar në lidhje me kërkesën e kryetarëve të komunave në veri, përkatësisht atij të Zveçanit, Ilir Peci, se duhet një takim i përbashkët edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Krasniqi, në një prononcim për Klankosova.tv tha se për kërkesën po dëgjon për herë të parë, ndonëse ka pasur një takim me kryetarët ditë më parë.

“Për këtë kërkesë po dëgjoj tash prej juve. Unë jam i painformuar deri tash për këtë kërkesë. I kemi takuar para ca ditëve, por s’kemi pasur kërkesë të tillë”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që përmes një peticioni të largojnë kryetarët e komunave veriore.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, për dallim prej herës së fundit kur janë mbajtur ato, tash edhe Lista Serbe është deklaruar pro tyre.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aspirata për tjetër mandat dhe politika ndërkombëtare? Rama: Jam në borxh të madh

Story i radhës

Ndaj të huajve jeni më të mirë sesa ndaj atyre të cilët i doni? Si ta ndërprisni sjelljen e këtillë?

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë