Krasniqi i lumtur që është ftuar nga Giresse: Do të japim më të mirën

min lexim

Futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi për herë të parë është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Giresse.

Krasniqi pas seancës së sotme, u shpreh i lumtur që përzgjedhësi Alain Giresse e ka vlerësuar formën e tij në këtë edicion.

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës. Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar.

Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim.

Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”, ka theksuar Krasniqi.

Kosova më 24 shtator do të përballen me Irlandën Veriore në udhëtim, derisa tri ditë më vonë Kombëtarja jonë do të ndeshet me Qipron në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të Ligës së Kombeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paga mesatare e muajit korrik në Maqedoni, ka arritur në 31.812 denarë

Story i radhës

Arta Nitaj qan në prapaskenë pas komentit të Ermalit për Dubain

Të fundit nga