Krasniqi: Edhe pse vonë, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët

min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet. Ajo ka thënë se funksionalizimi i këtij Spitali i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.

Krasniqi ka thënë se pushteti duhet të punoj shumë seriozisht në këtë fushë.

Deputetja e LDK-së ka thënë se nevojën e qytetarëve për këtë Spital e ka paraqitur në vazhdimësi, e pastaj edhe si amendament ku dhe kishte kaluar me sukses. 

“Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.  Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amendament ku dhe kishte kaluar me sukses.  Pushteti duhet të punoj shumë seriozisht në këtë fushë. Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministeriali i Jashtëm i NATO-s mbledh për herë të parë 32 aleatët

Story i radhës

Kurti në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb

Të fundit nga