Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në premierën e filmit dokumentar “Sensei”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit, Driton “Toni” Kuka.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i PDK-së thotë se me Tonin njihet që moti dhe se i njëjti është aset kombëtar.
Krasniqi ua sugjeroi ndjekësve të tij ta shohin dokumentarin.
Ai dëshmon kontributin e trajnerit për xhudon dhe shtetin e Kosovë.
Burimi: botasot.info