kral komenton foton e takimit ne oher vetem ky person aty e njeh kosoven si shtet te pavarur 6416ee7edb533

Kral komenton foton e takimit në Ohër: Vetëm ky person aty e njeh Kosovën si shtet të pavarur

March 19, 2023
1 minut lexim

Daniel Kral, ekonomist i “OxfordEconomics”, ka shkruar për takimin e së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke marrë shkas nga një fotografi e publikuar nga takimi nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, në të cilën përveç tij, shihet edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kral ka thënë se aty vetëm Kurti është nga një vend që “e njeh Kosovën si shtet të pavarur”.

“Vetëm një person pas asaj tavoline është nga një vend që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ai person është vetë kryeministri i Kosovës”, ka shkruar Kral.

Pas rreth 12 orë negociatash, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan mbrëmë për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi bazën e propozimit europian.

MARKETING

RENT A CAR

efi me te dashurin arratisen per pushime ne tajlande 6416ee01b2c67
Story i mëparshëm

Efi me të dashurin arratisen për pushime në Tajlandë

termeti i forte godet shtetin shume prane shqiperise 6416efa4f0eb3
Story i radhës

Tërmeti i fortë godet shtetin shumë pranë Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë