kraki ne bruksel kosova meriton trajtim te barabarte ne procesin e integrimit evropian 6b01de42677a6

Kraki në Bruksel: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

November 21, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin e integrimit evropian.

Në kuadër të sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF), ku ishte kryesues i delegacionit të Kosovës, Kraki ngriti çështjen e integrimit evropian dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai u bëri thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë, duke theksuar se vendi meriton të jetë pjesë e Evropës nëse ajo synon të mbrojë vlerat dhe sigurinë.

Postimi në Facebook:

Fjala ime në Bruksel ne kuader te sesionit te Asamblese parlamentare te frankofonisë.

Nëse Evropa do vlera dhe siguri, atëherë Kosova e ka vendin aty.

Në sesionin e 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF) që u mbajt në Bruksel, si kryesues i delegacionit të Kosovës, i ngrita dy çështje brenda temes « Evropa përmes vlerave, gjuhëve dhe kulturave » ku i pranishem ishte Elio Di Ruppo, ish Kryeminister i Belgjikes aktualisht eurodeputet.

Në fjalën time pyeta pse Evropa nuk po na trajton me një standard në procesin e integrimit dhe kërkova që edhe Kosovës t’i aplikohen kriteret gjeopolitike të kontekstit evropian të sigurisë derisa kercënimet i kemi të njejta me vende si Ukraina apo Moldavia.

Çështja e dyte ishte njohja e Kosovës dhe përfitova nga prania e mbi 30 delegacioneve për t’i bërë thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë që ta bëjnë këtë sepse vetëm ashtu do dëshmohej respekt ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua vet Bashkimi Evropian.

Zoti Di Ruppo tha se shpresonte nje qasje te re nga pushteti i ri ne Serbi sepse marredhenia me Beogradin e pengon integrimin e Kosoves.

Per mos njohjet tha se secili vend i ka hallet e veta te brendshme dhe se ai nuk ishte ne pozite t’u tregonte atyre çka te bejne.

Fiks evropian, dmth me e shty kohen pa pase guxim me zgjidh probleme reale.

***

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) është formuar ne vitin 1967 dhe sot numëron 100 delegacione nga parlamente kombetare e rajonale.

Kosova eshte anetare e asociuar ne APF nga viti 2022.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti nderon mesimdhenesit per kontributin ne arsimin shqip ata percollen gjuhen dhe dijen brez pas brezi 6b01dde7f17f3
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit për kontributin në arsimin shqip: Ata përcollën gjuhën dhe dijen brez pas brezi

aksident me vdekje ne aksin fier seman 6b01de9bd4d92
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

Të fundit nga

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku ka humbur jetën 80-vjeçari Nasi Peto. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, kur një automjet me drejtues një
ShkoLartë