Kraja firmos me Pescara-n

min lexim

Pescara nuk u ndahet lojtarëve shqiptarë dhe për më tepër mesfushorëve.

Një i tillë, Ledian Memushaj, u bë një idhull në radhët e këtij klubi në vitet e fundit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe duke e çuar deri në Serinë A. Erdis Kraja shpreson të ecë në të njëjtat gjurmë dhe sot ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin italian.

Kraja është një futbollist i cili ka dalë nga radhët e akademisë së Atalantës, klub i cili e dha në huazim fillimisht te Palermo e më pas te Groseto e Leko që të fitonte më shumë eksperiencë. Mesfushori është bërë pjesë edhe e përfaqësues U21, duke luajtur rregullisht në sfidat e fundit të kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi.

Por gjatë kësaj vere, ai kërkonte një sistemim të ri, pasi nuk kishte hapësira te Atalanta. Kështu, lojtari është lejuar të gjejë një tjetër skuadër dhe nuk ka vonuar firma me Peskarën. Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë klubi me një foto të mesfushorit teksa firmoste kontratën me skuadrën e cila militon në Serinë C dhe ka pretendime të mëdha që të ngjitet në Serinë B.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendet e pazakonta ku duhet të provoni seksin, të paktën një herë

Story i radhës

Kapen mbi 100 kg kanabis në Korçë, e kishin fshehur në shufra hekuri brenda kamionit

Të fundit nga