kqz u jep 72 ore subjekteve per heqjen e materialeve te palejuara propagandistike 67f555e74e547

KQZ u jep 72 orë subjekteve për heqjen e materialeve të palejuara propagandistike

April 8, 2025
1 minut lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të Organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe të Partisë Demokratike.

KSHZ vendosi: T’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve, Bashkia Tiranë.

KZH vendosi po ashtu pushimin e shqyrtimit administrativ ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Fier, Sekretar i Këshillit të Bashkisë Fier dhe Kryetarit të komanduar të Bashkisë Tiranë.

U vendos dhënia e autorizimit KZAZ-së nr. 74 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme pranë burgut të Drenovës, Korçë dhe KZAZ-së nr. 23 për krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit të Posaçme në burgun e Durrësit.

U vlerësuan edhe raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 31 mars – 6 prill 2025. Për këtë periudhë janë dorëzuar gjithsej 96 raporte monitorimi dhe janë evidentuar 77 aktivitete nga partitë politike dhe 8 zyra zgjedhore të hapura për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të fushatës zgjedhore.

Monitoruesit kanë dorëzuar 8 raporte shkeljesh nga subjektet zgjedhore për vendosje të materialeve propagandistike në shkelje me dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi ndërsa 1 shkelje është denoncuar nga Partia Demokratike. Komisioneri i’u dha 72 orë kohë subjekteve zgjedhore për heqjen e këtyre materialeve propagandistike.

U vlerësua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 30 mars – 5 prill 2025 dhe u vendos fillimi i shqyrtimit administrativ ndaj bashkive Peqin dhe Has.

Gjithashtu, në përfundim të shqyrtimit administrative të denoncimeve të Partisë Demokratike u vendos pushimi hetimit administrative ndaj Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit të Bashkisë Klos dhe ndaj Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Në seancën e sotme u miratuan edhe rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboarde dhe city lights në mënyrë të barabartë për të gjitha subjektet zgjedhore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

filipce socialistet evropiane duhet te ndihmojne ne rrugen europiane te maqedonise 67f550963c6e3
Story i mëparshëm

Filipçe: Socialistët evropianë duhet të ndihmojnë në rrugën europiane të Maqedonisë

gjini raportet me nismen jane ftohur edhe nese limaj shkon me kurtin do kemi zgjedhje per 10 muaj 67f55f7f9a817
Story i radhës

Gjini: Raportet me Nismën janë ftohur – edhe nëse Limaj shkon me Kurtin, do kemi zgjedhje për 10 muaj

Të fundit nga

ShkoLartë