KQZ publikon raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike

May 2, 2025
1 minut lexim

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.

Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

Raportet e deklarimit financiar të fushatës për subjektet politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, sqarojmë se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit. Raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 9 shkurt 2025, ashtu si raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2024 që janë publikuar në muajin mars, do t’i nënshtrohen procesit të auditimit”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

Story i radhës

Probleme për PSG-në, lëndohet Dembele

Të fundit nga

Neymar: Ende nuk e di

Rikthimi i Neymar-it te Santosi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, por edhe shumë pikëpyetje për të ardhmen. Gjatë një interviste në pushimin e miqësores ndaj Red Bull Leipzig, ‘ylli’ brazilian, i cili
sqmken
ShkoLartë