kqz pranon denoncimin e pd urdheron ps te heqe materialet nga zyra zgjedhore prane kzaz ne delvine ina zhupa shkelen ligjin 67f242730c77d

KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë! Ina Zhupa: Shkelën ligjin

April 6, 2025
1 minut lexim

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.

Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.

Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.

“Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa.

DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.

Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.

Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.

Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.

Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mpb privohet nga liria 51 vjecari nga prilepi kishte shtene me arme 67f23d1146982
Story i mëparshëm

MPB: Privohet nga liria 51 vjeçari nga Prilepi, kishte shtënë me armë

ora e faljes se te premtes do te jete orar pushimi fahri xharra me kritika per premtimin e berishes godet edhe ramen 67f24bd6510af
Story i radhës

“Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi”, Fahri Xharra me kritika për premtimin e Berishës – ‘godet’ edhe Ramën

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë