KQZ miraton rezultatet paraprake të zgjedhjeve në 8 bashki të mëdha

Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi këtë të shtunë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë.

Gjatë paradites KQZ miratoi rezultatin paraprak të zgjedhjeve për bashkinë Shkodër, ku fitoi Benet Beci i PS.

Më tej pasdite, u miratuan nga KQZ edhe rezultatet paraprake për disa bashki të tjera: konkretisht për Lushnjën ku fitoi Eriselda Sefa e PS, Armandi Subashi në Fier i PS, Ermal Dredha në Vlorë i PS, Sotiraq Filo në Korcë I PS, Gledian Llatja në Elbasan i PS, Ervin Demo në Berat i PS dhe Rakip suli në Kamëz i PS.

Bashkë me rezultatet për kandidatet janë miratuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për Këshillat Bashkiake në të gjitha këto bashki të lartëpërmendura.

Deri taani janë paraqitur disa ankesa në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, konkretisht për bashkitë ku ka pasur rezultat të ngushtë si Kucova, Rrogozhina dhe Himara, e po ashtu ka ankesa edhe për rezultatet në disa bashki për këshillat bashkiakë.

Nderkohe Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki, në Kamëz, Tiranë dhe në Dibër.

1.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Lushnjë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

4.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

5.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

6.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

7.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

8.Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Musa Xhaferi: Nuk jemi njoftuar për vendimin e partisë

Story i radhës

Kaos me vend parkimet në Spitalin e Tetovës, bllokohet edhe autoambulanca

Të fundit nga