KQZ e la jashtë, “Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit

schedule15:50 – 9 Shkurt, 2022

Këtë të mërkurë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionin nismën e Sali Berishës, pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike.

Ndërkohë pjesë e koalicionit janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane të cilat do të garojnë me kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i rithemelimit të PD-së.

“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë)./

Story i mëparshëm

Emini vlerëson rolin e shoqërisë civile në zhvillimin e arsimit në Viti

Story i radhës

Стартуваа училишните спортски игри 2021/22 во Општина Центар

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez