KPA shkarkon gjyqtaren e Korçës Ariola Kristo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la ditën e djeshme në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo. Vendimi u mor në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë pasi shqyrtuan ankesën e gjyqtares.

Më 10 shtator 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Kristo për shkak të problemeve me pasurinë. Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008, po kështu dhe një balancë negative fondesh në shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shpenzimeve.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate.

Story i mëparshëm

Konjufca merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë

Story i radhës

Ukrainasit: Gjatë 24 orëve të fundit rusët kanë humbur 1,180 ushtarë, 16 tanke e 57 sisteme artilerike

Të fundit nga